Xhufi: Sot nuk mund të bëjmë një histori vetëm të Shqipërisë ose Kosovës, do jetë e mangët

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se Shqipëri, Kosova dhe Jugosllavia janë konvencione që janë krijuar nga konventa ndërkombëtare.

Ai tha se nuk mund të bëhet një histori i Shqipërisë londineze apo e vetëm e Kosovës pasi do të jetë një histori e mangët.

Xhufi: Shqipëri, Kosova dhe Jugosllavia janë konvencione që janë krijuar nga konventa ndërkombëtare. Nuk janë të shenjtë kufijtë, por historia e përbashkët që vjen deri në vitin 1913. Kemi jetuar dhe kemi një histori bashkë.

Nëse sot, që është një problem i madh, ti do të bësh një histori të Shqipërisë londineze, do të jetë një histori e mangët. Po bëhet një histori e Kosovës dhe do të jetë e mangët nëse nuk do të përzihet edhe me atë të Shqipërisë. Kufijtë e Kosovës i ka vënë Serbia, sepse ka qenë e pushtuar.

EMISIONET