"Xhamitë shqiptare", libri i Aleksandër Meksit përkthehet në gjuhën turke

Botohet në gjuhën turke studimi i Profesor Doktor Aleksandër Meksit “Xhamitë Shqiptare”. Libri trajton historinë dhe arkitekturën e ndërtimeve të kultit islam në Shqipëri, dhe konkretisht, të një kategorie të veçante të tyre, të xhamive.

“Xhamitë shqiptare”, studimi i Prf. Dr Aleksandër Meksit tashmë mund të lexohet përtej kufijve.

Libri që së fundmi është përkthyer në gjuhën turke u jep mundësi studiuesve dhe të rinjve të njihen me trashëgiminë shqiptare ku ndikim të rëndësishëm përgjatë shekujve XV-XIX ka pasur perandoria Osmane.

Aleksandër Meksi thotë se në këtë punim shkencor ka informacion edhe për ato xhami që u shkatërruan në vitin 1967 nga regjimi komunist.

"Përkthimi në turqisht jep mundësinë që dhe lexuesi turk dhe studiuesi turk do të kenë mundësi të njohin një faqe të historisë së Shqipërisë, të historisë së arkitekturës së ndërtimeve në Shqipëri. Ndryshe do ta kishin më të vështirë me gjetje rastësore nëpër artikuj," thotë Dr Meksi.

Ambasadori i Turqisë Murat Ahmet Youruk, i cili është nismëtar i përkthimit të kësaj vepre në gjuhën turke, shprehet se libri është një urë e re komunikimi mes dy popujve që gëzojnë një miqësi të gjatë.

"Ky është një libër me shumë vlera për ne dhe brezin e ardhshëm. U emocionova së tepërmi kur mësova se ekzistonte një studim i tillë, prandaj doja të përkthehej në gjuhën turke. Shpresoj që të jetë gur themeli për akademikët shqiptarë dhe turq, ndërsa projektet tona për njohjen e kulturës tonë të përbashkët nuk do të jenë të kufizuara vetëm në këtë libër," tha Youruk

Libri trajton historinë dhe arkitekturën e ndërtimeve të kultit islam në Shqipëri, dhe konkretisht, të një kategorie të veçante të tyre, të Xhamive.

"Xhamitë shqiptare", libri i Aleksandër Meksit

EMISIONET