Xhaçka takon homologun ukrainas në Berlin: Do bëjmë gjithçka për të izoluar Rusinë e ndaluar luftën

Xhaçka takon homologun ukrainas në Berlin: Do bëjmë

Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është takuar me homologun e  saj ukrainas Dmytro Kuleba.

"Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor, ashtu edhe Ukraina meritojnë një perspektivë të qartë evropiane" thotë Xhaçka.

Ministrja nënvizon se e siguroi Kulebën për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.

"Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës".

 

Xhaçka takon homologun ukrainas në Berlin: Do bëjmë

EMISIONET