Whatsapp del jashtë shërbimi, përdoruesit nuk marrin dhe dërgojnë mesazhe

Whatsapp del jashtë shërbimi, përdoruesit nuk marrin dhe

Ora 11:53 Whatsapp aksesohet pa probleme

Pasi u rikthye dhe shfaqi probleme për disa përdorues, tashmë Whatsapp mund të akesoshet pa probleme dhe vonesa për të gjithë përdoruesit në të gjithë botën.


Ora 10:53 Pas dy orësh jashtë shërbimi, Whatsapp rikthehet me probleme

Aplikacioni Whatsapp u rikthye sërish në funksion, por vijon të ketë ende probleme.


Ora 09:29 Whatsapp del jashtë shërbimi, përdoruesit nuk marrin dhe dërgojnë mesazhe 

Aplikacioni Whatsapp ka dalë mëngjesin e sotëm jashtë shërbimi në të gjithë botën.

Një gjë e tillë ka bërë që përdoruesit të mos kenë akses.

Një numër përdoruesish kanë raportuar probleme me dërgimin dhe marrjen e teksteve në aplikacion.

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje të shpejtë të numrit të përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.

Nuk dihet ende shkaku që ka nxjerrë jashtë shërbimi aplikacionin.

EMISIONET