Gjykata lë në burg Arlen Hasanajn, Avokati: Nuk ka lidhje me ngjarjen, prokurorisë i duhet një autor

Gjykata e Durrësit nuk ka marrë parasysh provat e filmike të paraqitura në seancën e masës së sigurisë ndaj Arlen Hasanaj, të akuzuar për vendosjen e tritolit ndaj Armand Dukës. Sipas avokatit, 34-vjeçari është ndodhur ne banesën e tij në momentin e shpërthimit, e cila ndodhet larg vendit të ngjarjes. Por pavarësisht provave gjykata nuk ka pranuar ta lirojë 34- vjeçarin, i cili do vijoje të qëndrojë i arrestuar

34 vjeçari Arlen Hasanaj, cili është arrestuar si autori i vendosjes së një sasie eksplozivi në portën e jashtme të vilës së kreut të FSHF Armand Duka, do të vijojë të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit. Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës “arrest me burg” ndaj të riut, ndonëse avokati i tij ka sjellë prova, kryesisht pamje filmike, për të vërtetuar se nuk është ai autori i ngjarjes. 

Pas daljes nga seanca, që u zhvillua pa praninë e medias, avokati tha se do të apelojë vendimin, ndërsa aludoi se prokurorisë i duhej dikush në burg, për shkak të interesave më të mëdha që fshihen pas kësaj historie.

“Gjykata shqiptare dha një vendim jo ligjor të radhës siç po ndodh rëndomtë, pasi duan një person, për ta pasur brenda. Si duket  kanë interesa që dalin përtej interesave ligjorë.”

Sa i takon pretendimit se Hasanaj ka mbetje djegie në duar, avokati tha se autori I vertete I ngjarjes që ka vendosur tritolin duket në pamje që ka në duar doreza, dhe me logjike sipas tij duhet të ishin djegur dorezat dhe jo duart

“Ka një dëmtim midis gishtit tregues të dorës së dhjatht, sipas akuzës krijon një dyshim që mund të ketë lidhje me autorësinë e ngjarjes për shkak se mund të jetë shenjë nga aktivizimi i barutit të ndezur. Nga kamerat autori është me doreza.”

Mbrojtësi i 34 vjeçarit paraqiti ne gjykatë video të intinerarit që ka përshkuar i riu mbrëmjen e 24 janarit sipas të cilave rezulton se në kohën kur ka ndodhur shpërthimi ai ka qenë pranë banesës së tij por që nuk u mor parasysh nga gjykata.

"Në orën 22:02 konstatohet pranë lokal ‘Kanon’. Parkon pranë shtëpisë në orën 22:03 minuta. Në orën  22:03 autori u shfaq duke vënë tritol në shtëpinë e Dukës."

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë 'Euroshop Durrës' themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika.

EMISIONET