Vuan nga leukemia akute, 24 vjeçari kërkon ndihmë për operacionin e transplantit të palcës kurrizore

Parisi është 24 vjeç. Studimet i mbaroi për Matematikë por nuk mundi të mbarojë Masterin pasi u diagnostikua nga leukemia akute.

Aktualisht vijon kimioterapinë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. I kanë thënë se i vetmi shpëtim i jetës së tij është transplanti i palcës kurrizore. Një ndërhyrje kirurgjikale e cila bëhet vetëm jashtë dhe është e kushtueshme.

“Ndihem i pafuqishëm. I lutem Zotit të ndodhë diçka. Sa më shumë kalon koha është më keq për mua” thotë Parisi.

E ëma nuk i mban dot lotët.

“Të shohin fëmijën tim si të tyren.  Koha për atë fëmijë nuk pret” thotë  Liria Zarka prej një viti endet nëpër zyra shteti e ne dyer e spitalit pas djalit të saj të vetëm.

Parisi kërkon nga të gjithë ndihmë që dhe të mos i prese ëndrrat në mes.

EMISIONET