Vr*u shokun, merret i pandehur/ Gjimnazisti i akuzuar për vra*jen e bashkëmoshatarit përballet me drejtësinë

Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur 15-vjeçarin Klodian Kolbuçaj për vrasjen e bashkëmoshatarit Emiljano Gjoni, ngjarje që ndodhi më 14 tetor 2024 gjatë një konflikti në lagjen "Fermentim".

Kolbuçaj akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe rrezikon deri në 20 vite burg.

Ngjarja tronditëse që ndodhi më 14 tetor 2024, ka marrë një kthesë të re pas katër muajsh hetime.

4 muaj nga vrasja e 14-vjeaçrit Emiljano Gjoni në Shkodër, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur dosjen dhe ka marrë të pandehur 15-vjeçarin Klodian Kolbuçaj për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij

Ngjarja tragjike u zhvillua në lagjen "Fermentim" të Shkodrës, kur një konflikt mes dy gjimnazistëve të vitit të parë përfundoi në një akt të rëndë dhune.

Sipas hetimeve, Kolbuçaj e goditi Gjonin me thikë në zemër, duke shkaktuar vdekjen e tij të menjëhershme.

Policia e arrestoi Kolbuçajn menjëherë si autor të dyshuar të krimit.

Prokuroria e Shkodrës ka ngritur ndaj të miturin Kolbuçaj akuzën e “Vrasjes në rrehana të tjera cilësuese” kundër një fëmije të mitur. Nëse do të shpallej fajtor ai rrezikon të dënohet me 20 vite burg.

Gjatë hetimeve, Kolbuçaj nuk e ka pranuar autorësinë e plotë të krimit.

Në një video-regjistrim të realizuar gjatë marrjes në pyetje, ai ka shpjeguar versionin e tij të ngjarjes.

Duke treguar se viktima e kishte sulmuar i pari dhe ai kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Konfliktet mes adoleshentëve që kanë përfunduar në përdorimin e thikave janë kthyer në një problem shqetësues në shoëqrinë shqiptare.

EMISIONET