Vrau mësuesen, ky është 36-vjeçari shqiptar i arrestuar në Britani, momenti kur largohet nga vendngjarja

Vrau mësuesen, ky është 36-vjeçari shqiptar i arrestuar

Koci Selamaj është 36-vjeçari me origjinë shqiptare i arrestuar nga policia britanike si i dyshuar kryesor për vrasjen e mësueses Sabina Nessam 150 metra larg shtëpisë së saj. Shqiptari punonte si shpërndarës picash.

36 –vjeçari, u arrestua mëngjesin e ditën së diel në banesën e tij në Eastbourne, East Sussex, ku tashmë policia po kontrollon nëse gjejnë ndonjë gjurmë që e implikon shqiptarin në vrasje.

Vrau mësuesen, ky është 36-vjeçari shqiptar i arrestuar
Koci Selamaj

 Policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit, nga ku arritën të zbulonin dhe  banesën.

Daily Mail” ka publikuar edhe një video të momentit kur 36-vjeçari largohet duke mbajtur diçka fshehur në duar pak momente pasi mendohet se kreu krimin.

Sakaq, fqinjët e Koci Selamajt shprehen se shqiptari është njeri i qetë.

“Punonte me shpërndarjen e ushqimit. Është një person shumë i qetë, shikonte gjithmonë punën e tij” tha njëri prej tyre.

“Ai është shqiptar. Unë nuk e kam parë atë për një muaj. Ai hynte në dyqan për të rimbushur telefonin dhe pajisjen elektrike.”, tha një tjetër.

Shqiptari tani është personi i tretë i mbajtur në paraburgim, ndërsa një 41-vjeçar dhe një 38-vjeçar po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas mediave, Sabina Nessa është gjetur e vdekur në pakun Crator, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 Shtator. Nga kamerat e sigurise jo është parë teksa ka dalë nga shtëpia në orën 08:30.

Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin dhe nëse ai ka lidhje me Sabinën./ Ora News/ 

EMISIONET