Vrau kolegun brenda komisariatit 3, prokuroria kopsit dosjen për ish policin Ludjan Zaimin

Vrau kolegun brenda komisariatit 3, prokuroria kopsit dosjen për ish

Prokuroria e Tiranës kopsit dosjen për Ludjan Zaimin, ish efektivi i patrullës së përgjithshme I cili vrau kolegun e tij Çaush Saliasi.

Ngjarja u regjistrua hollin e katit të parë të komisariatit nr. 3 në Tiranë në maj të 2022.

Tani janë avokatët që brenda 10 ditëve do të paraqesin parashtrimet për të dërguar më pas dosjen në gjykatë.

Një sherr banal mes dy oficerëve të policisë i kushtoi jetën 55 vjeçarit Caush Saliasi, i cili mbante uniformën blu prej 20 vitesh. Gjatë dëshmisë së tij të parë para kolegëve autori i ngjarjes, Ludian Zaimi ka pranuar se e kishte qëlluar pasi nuk kishte duruar ofendimet e viktimës dhe se ishte i penduar për këtë veprim.

EMISIONET