Vrau fqinjin për gjakun e babës, 17-vjeçari nuk shfaq pendesë për krimin në Lezhë

Vrau fqinjin për gjakun e babës, 17-vjeçari nuk shfaq

17-vjeçari Florian Prevathi që të hënën vrau 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj në Manati të Lezhës nuk shfaq pendesë për krimin që thotë se e bëri për të marrë hakun e babait të vrarë 13 vite më parë! Një prej njerëzve që tentoi të shuajë hasmërinë mes familjeve, thotë se kjo u bë e pamundur edhe për shkak të drejtësisë së munguar për krimin e vitit 2009.

Ky është Lek Lekgjonaj, 65-vjeçari që u vra në oborrin e banesës së tij në Manati të Lezhës nga 17-vjeçari Florian Prevathi.

Një ditë pas ngjarjes, adoleshenti mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, por në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë.

Në dëshminë e parë ka deklaruar se krimin e kreu për të marrë gjakun e babës së vrarë nga vëllai I fqinjit në vitin 2009.

Ndue Lekgjonaj vrau me armë zjarri Gjon Përvathin. Në të njëjtën ditë gruaja i dha fund jetës duke lënë jetimë 4 fëmijët.

Atëkohë Prokurori Agim Dalipi kërkoi 12 vite burg për krimin e cilësuar me paramendim, që me gjykim të shkurtuar zbriste në 8 vite burg.

Por gjyqtarja Gentiana Muçaj e zbuti dënimin në 10 vite burg.

Por, Ndue Lekgjonaj qëndroi në burg 7 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe  më pas u largua jashtë vendit.

Drejtësia e cilësuar e munguar, sipas pajtuesit të gjaqeve Pjetër Gjoka u bë shkak që hasmëria mes dy familjeve mos mbyllet dhe solli një tjetër krim 13 vite më pas.

“Autori i ngjarjes së 2009 është vëllai i viktimës së sotme. Ka mbaruar dënimit dhe është dënuar pak. Ka bërë 4-5 vite dhe informacioni që kam unë, është se ndodhej jashtë shtetit.”

Të hënën, Lek Lekgjonaj ishte rikthyer në Shtëpinë e vjetër, ku Florian Prevathi e qëlloi me katër plumba pistoletë.

Pas krimit, shkoi dhe u dorëzua vetë në policinë e Lezhës pas me armën.

17-vjeçari deri më tani nuk ka treguar si e siguroi pistoletën me të cilën vrau fqinjin ashtu sikurse nuk ka dhënë detaje kush e dërgoi në Polici.

Ndaj në vijim pritet të merret sërish në pyetje para se të dalë drejtësisë me akuzën e vrasjes për gjakmarrje.

 

EMISIONET