Vrasja e 41-vjeçarit në Sarandë për parkimin, arrestohet kamarieri dhe një bashkëpunëtor i tij

Vrasja e 41-vjeçarit në Sarandë për parkimin, arrestohet
Vendi i ngjarjes dhe autori i dyshuar

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakia në Sarandë. Lajmi konfirmohet nga policia e Sarandës. Së bashku me  24-vjeçarin Xh.T është arrestuar dhe një bashkëpunëtor i tij, ende i paidentikuar.

Klodian Bakia ndërroi jetë pasi u godit me thikë në krahëror nga 24-vjeçari, Xhanelo Tare.

Konflikti mes tyre ka nisur pasi 41-vjeçari nga Tepelena kishte parkuar para lokalit ku punonte si kamarier i riu nga Laçi.

Viktima ka refuzuar kërkesën e 24-vjeçarit për të hequr makinën nga ai vendparkim çka solli fillimisht konfliktin verbal mes tyre dhe më pas atë fizik që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit "Conte Monte Cristo", në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Pas goditjes me mjetin prerës, 41-vjeçari Bakia u transportua në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shërbimet e komisariatit të policisë së qytetit bregdetar vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

EMISIONET