Vrasja pas sherrit për parkimin në Sarandë, Momenti i arrestimit të dy vëllezërve nga Laçi. Administratori i hotelit fshehu provat

Policia e Sarandës informoi sot mbi arrestimin e dy autorëve të dyshuar të vrasjes së  Klodian Bakisë mbrëmjen e 17 gushtit 2022 në Sarandë.

Krimi u shënua në lagjen nr 1 dhe dy vëllezërit nga Laçi autorët e dyshuar u arrestuan mbrëmë pas disa orë kërkimesh.

Xhanel Tarja, 24 vjeç dhe Xhoi Tarja 18 vjeç të dy banues Laç ishin të punësuar përkohësisht në Sarandë

”Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën "Lefter Kalo", në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Klodian Blkia, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës" informoi sot polica.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjithashtu në pranga ra dhe administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, Genci Ahmeti, 41 vjeç pasi akuzohet se ka fshehur provat.

Dy vëllezërit, Xhanel dhe Xhoi Tarja janë arrestuar për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Administratori i Hotelit, Genci Ahmeti, akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.

Vrasja pas sherrit për parkimin në Sarandë, Momenti i arrestimitVrasja pas sherrit për parkimin në Sarandë, Momenti i arrestimit

EMISIONET