Vrasja pas sherrit për parkimin në Sarandë, arrestohet kamarieri i hotelit në pranga dhe vëllai i tij

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Klodian Bakisë mbrëmjen e 17 gushtit 2022 në Sarandë.

Autori i dyshuar Xhanel Tarja është arrestuar disa orë pas vrasjes dhe së bashku ne të kanë rënë në pranga dhe vëllai i tij Xhoi Tarja. Sipas policisë rezulton se ai ka qenë bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Si ndodhi vrasja

Konflikti mes tyre ka nisur pasi 41-vjeçari Klodian Bakia nga Tepelena kishte parkuar para lokalit ku punonte si kamarier i riu nga Laçi.

Viktima ka refuzuar kërkesën e 24-vjeçarit për të hequr makinën nga ai vendparkim çka solli fillimisht konfliktin verbal mes tyre dhe më pas atë fizik që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit "Conte Monte Cristo", në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Pas goditjes me mjetin prerës, 41-vjeçari Bakia u transportua në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Vrasja pas sherrit për parkimin në Sarandë, arrestohet kamarieri
Vendi ngjarjes dhe autori i dyshuar

EMISIONET