Vrasja e shoqëruesit të VIP-ave te "5 Maji", 6 të arrestuar, 1 hetohet i lirë. Ja akuzat ndaj tyre

Vrasja e shoqëruesit të VIP-ave te "5 Maji", 6 të

Marjus Dema, Frenkli Myftari, Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuliano Koçi janë arrestuar nga policia për vrasjen e 27 vjeçarit Mehmet Qema në një lokal në zonën e "5 Majit" në kryqytet mbrëmjen e të hënës, 10 maj.

28 vjeçari Dema akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërsa të tjerët për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasin M. H., 23 vjeç, për veprën penale  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit të shpallur në kërkim B. A., 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Si ndodhi ngjarja

Mehmet Qema dhe shoku i tij Marjus Dema, të shoqëruar edhe nga persona të tjerë po qëndronin në ambjentet e jashtme të godinës deri në momentin që arma shkrepi.

Siç shikohet edhe nga videoja e fiksuar nga kamera e sigurisë vetëm pak çaste para ngjarjes, duket Marjus Dema me një armë teksa kryen veprimë të rrezikshme pasi pistoletën e ka ngritur drejt personave të tjerë.

Pas vrasjes së 27-vjeçarit, Mehmet Qema, me një plumb në gjoks, policia identifikoi autorin dhe e shpalli në kërkim bashkë me gjashtë persona të tjerë, por arratia e tyre zgjati vetëm pak orë.

Fillimisht në polici u dorëzua i dyshuari si autor Marjus Dema së bashku me Frenkli Myftarin, ndërkohë që personat e tjerë shkuan vetë në polici pas mesditës të martës, 11 maj.

 

EMISIONET