Vrasja e Santiango Malkos, Gjykata e Posaçme dënon me 25 vite burgim Bledi Tetën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur sot të dënojë me 25 vite burgim Bledi Tetën,  personin e arrestuar për ekzekutimin e Santiago Malkos në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Bledi Teta, akuzohen për veprën penale të “Vrasjes së kryer paramendim“ në bashkëpunim në kuadër të “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Vendimi është lexuar sot (26 janar 2022) në ambjentet e Gjykatës së Posaçme SPAK.

Ndërsa disa seanca më parë kishte lexuar pretencën dhe renditur para gjykatës të gjitha provat, për implikimin e Bledi Tetës, së bashku me persona të tjerë në vrasjen e ish-punonjësit të policisë Santiago Malkos.

Në pretencën e tij prokurori i tha gjykatës se vrasja e Malkos, ishte kryer për shkak të përplasjeve mes dy grupeve kriminale në Tiranë, që prokuroria e ka specifikuar atë të vllezërve Duka dhe Ervis Martinit.

Në këtë vrasja ka qënë pjesëmarës në rolin e vëzhguesit të lëvizjes së Santiago Malkos, Bledar Teta, i cili ka mbajtur në koherencë me informacion, personat e tjerë që prisnin për ta qëlluar në zonën e Porcelanit.

Malko, ndodhej në ambjentet e një lavazhi në këtë zonë, ku sapo ka dalë nga Lavazhi në rrugë, është përballur me breshëri automatiku, duke mbetur i vdekur në vend.

Santiago Malko, është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani, Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.

Ndaj këtyre personave, çështja gjyqësore, vijon ende të zhvillohet, me përjashtim të çështjes për të dënuarin Blendi Teta, që ndodhej në fazën përfundimtare.

Santiago Malko u vra më 27 gusht 2019.

Vrasja e Santiango Malkos, Gjykata e Posaçme dënon me 25 vite burgim
Santiago Malko dhe Bledi Teta

Të pandehurit për vrasjen e Santiago Malkos
Bledar Teta i arrestuar dhe dënuar me 25 vite burg
Leonard Duka në arrati
Erlis Duka, në arrati
Oltian Loga, në arrati
Aleksandër Maxhaku, në arrati
Fatmir Hyseni (Musai), në arrati
Dritan Agaj, në arrati
Ilir Selmani, aktualisht në paraburgim,
Elvis Gaçaj, në gjendje të lirë
Xhoni Nica (pushim akuze)

EMISIONET