Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, u qëllua brenda serës me kanabis ku nisi konflikti. 7 gra nën hetim

Policia e Pukës është drejt zbardhjes së vrasjes së 44-vjeçarit Pjetër Kola, i cili u ekzekutua në një magazinë kanabisi në zonën e Pukës, dy muaj më parë. Përveç 7 grave të cilat janë vënë në hetim nga Prokuroria e Pukës, hetusit po mbajnë nën vëzhgim edhe 4 persona të tjerë, mës tyre edhe autorin i dyshuar Maltin Gjini.

Vrasja e Pjetër Kolës dy muaj më parë në zonën e Qafë Qelës në pukë dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve që lidhen me kultivimin e kanabisit.

Policia është drejt zbardhjes së ngjarjes së ngjarjes ndërkohë që mësohet se është shpallur në kërkim shtetasi Maltin Gjini, i njohur edhe me emrin Anton. Burimet e hetimit, thanë se ky shtetas kishte ngritur një magazinë përpunimi dhe tregtimi të lëndës kanabis sativa në Pukë me disa persona të tjerë.

Dyshimet e hetusve janë se Pjeter Kola kishte lidhje me tregtinë e hashashit e ndërsa më datën 27 shtator rreth orëve të pasdites ai është nisur nga Lezha për në Pukë.

Konflikti dhe prishja e pazareve të drogës është bërë shkak i sherrit i cili përfundoi deri në përdorimin e armëve ku fillimisht Kola mbeti i plagosur e më pas humbi jetën në spitalin e Shkodrës.

Hetusit kanë shkuar në vëndin e ngjarjes ku kanë vënë re së në vëndin ku ndodhi edhe vrasja ishte ngritur një magazine e përpunimit të kanabisit.

Brenda këtij ambient sipas policisë, ishin punësuar gra kryesisht nga Berati si dhe Cerriku. Përvec akuzës së vrasjes ngjarja po hetohet edhe për veprën penale të prodhimit dhe trafikimin të lëndëve narkotike.

Përvec shtetasit Maltin Gjini, që ka përdorur edhe emrin Anton, edhe 3 persona të tjerë po mbahën nën vëzhgim nga policia të cilët besohet se jetojnë dhe veprojne në qytetin e Lezhës.

EMISIONET