Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan, ja sa vite burg kërkon prokuroria për Sanxhaktarin dhe Hajdarin

Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan, ja sa vite burg kërkon

Prokuroria e Elbasanit ka dhënë pretencën për vrasjen  e Florian Lamçes në Elbasan me 30 korrik 2020.

Organi i akuzës ka kërkuar në total 52 vite e 6 muaj burgim për katër të pandehurit lidhur me ngjarjen.

-Për Sokol Sanxhaktarin i akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht

-Për Adriano Hajdarin i akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaëj dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht

-Për Amadeus Lamçjan i  akuzuar për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim

-Për Mehmet Muçën, i akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës u kërkua 6 vjet burgim.

Sanxhaktari, sipas prokurorëve të çështjes Kreshnik Ajazi dhe Gentjan Abazaj, është njeriu kryesor që ka vrarë me sende të forta mikun e tij, Florian Lamçja alias Shabani, ngjarje kjo e ndodhur në 30 qershor 2020.

Sanxhaktari dhe personi tjetër që është arrestuar për këtë ngjarje, Ardian Hajdari, janë vënë në përgjim ambiental teksa ndodheshin të shoqëruar në policia.

Pikërisht në bashkëbisedim me njëri-tjetrin, Sanxhaktari e mëson Hajdarin se çfarë duhet të thonë kur ti pyesin, duke orientuar hetimet se miku i tyre Florian Lamçja, të cilin ata e kishin vrarë me karrige e shishe, kishte bërë vetëvrasje duke i rënë me grushta xhamit dhe më pas ishte rrëzuar në dysheme me kokë.

Ky përgjim ambjental që  Ora News ka mundur ta sigurojë tregon qartë dredhinë dhe skenarin që Sokol Sanxhaktari, ka kërkuar që ngrejë për hetuesit.

Madje Sanxhaktari gjatë bisedës së përgjuar i thotë mikut të tij Ardian Hajdari, se "…ne do i bëjmë nja dy muaj burg, s'kemi çfarë të bëjmë…” dhe nga ana tjetër Ardiani ja kthen: “…mos e rruaj tr…n…”.

EMISIONET