Vrasja e Erjon Xhenjes, shpallet në kërkim Bajram Çekorja si autor i dyshuar për ngjarjen

Shpallet në kërkim Bajram Çekorja 24 vjeç, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18 shtator, në Shkodër, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Erjon Xhenje.

Ekzekutorët e 19-vjeçarit erdhën në vendngjarje me motor, ndërsa mësohet se janë filmuar nga një kamera sigurie dhe ishin të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Mbrëmjen e 18 shtatorit 2022, pasi lanë të vdekur me 5 plumba në trup 19 vjeçarin në mes të lokalit ku po qëndronte, autorët u larguan me shpejtësi në rrugica, dogjën mjetin me të cilin udhëtonin dhe humbën gjurmët.

Hetimet janë shtrirë në disa pista, me të cilave konfliktet e kushërinjve, dhe e dyta përfshirja e tij e mundshme në ngjarje.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më datë 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 19-vjeçar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 24 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi B. Ç., më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Xh., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër. Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.” – njofton policia.

Po punohet për kapjen e shtetasit Bajram Çekorja, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

EMISIONET