Vranësira dhe kthjellime, ja qytetet ku do të ketë reshje nesër

Vranësira dhe kthjellime, ja qytetet ku do të ketë reshje

Territori shqiptar do të vijojë të mbetet me mot kryesisht të qëndrueshëm edhe nesër.

Sipas MeteoAlb,zonat bregdetare do të mbeten me kthjellime, ndërsa  pjesa tjetër e vendit do të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta, të cilat do të sjellin reshje të izoluara në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.

 

EMISIONET