Votimi prej të verbërve, Qendrat e Votimit pa infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuar

Qendrat e Votimit në Shqipëri nuk janë të përshtatshme për të gjithë qytetarët. Personat me aftësi të kufizuar shprehin shqetësimin për mungesën e rampave apo edhe të ndriçimit, çka ua vështirëson të drejtën e votimit.

Kështu është edhe qendra e votimit 1941/1 në Tiranë në hyrje të së cilës janë disa shkallë.

Kryetari i Forumit Rinor të Shoqatës së të Verbërve, Jonid Ferhati, thotë se pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme me përfaqësues të KQZ nuk ka ndryshuar asgjë.

"Për Qendrat e Votimit të bëhet një studim i plotë ku janë personat me aftësi të kufizuar dhe të llogaritet të ketë rampa, të jenë në katet e para kryesisht."

Për të verbërit ankesa ka edhe për fletën e posaçme të votimit të tyre.

"Nuk na është vënë në dispozicion një kopje për ta shpjeguar, në mënyrë që të votojmë të pavarur."

Në bashkitë ku votimi do të jetë elektronik, personat me probleme me shikimin duhet të jenë të shoqëruar.

"Është më e thjeshtë ta ofrosh teknologjinë për të votuar në mënyrë të pavarur sesa në shabllon për hapat dhe kohën ku është teknologjia sot."

Problemet me aksesueshmërinë në Qendrat e Votimit e pranon edhe kryekomisionieri, Ilirjan Celibashi.

"Diku ka pasur përmirësime por situata është larg së qënit ajo që duhet të jetë."

Janë rreth 13 500 të verbër në të gjithë vendin te cilët përballen me vështirësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje për shkak të kushteve në Qendrat e Votimit.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore votimi i pak

EMISIONET