Vokshi e PD-së: Rama si covidi, i pabesë dhe shkatërrimtar për shqiptarët

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e krahasoi kryeministrin Edi Rama me covidin, njësoj si ai është i pabesë e shkatërrimtar.

“Meqë jemi tek pandemia, ky kryeministër, ngjan aq shumë me COVID-in. Njësoj si ai, është i pabesë. Njësoj si ai është shkatërrimtar.

Njësoj si Covid-i që mund të ndryshojë emrin nga DELTA në MU, por “Rama 3”, njësoj “Rama 1” dhe “Rama 2” do të mbetet armiku kryesor i qytetarëve.

Edi Rama po tallet me ju! Ai nuk ka një program, as për shëndetësinë. Në copën e letrës që lexoi sot nuk ka kosto, nuk ka afate, nuk ka angazhime apo kolitika konkrete në interesin tuaj.

Ky që kemi sot përpara nuk është program qeverisës. Janë premtime të vjetëruara e të pambajtura, që riciklohen me emra fancy në anglisht si “one health” sa për të kaluar radhën.

Programi i Edi Ramës për shëndetësinë garanton vetëm një gjë: pagesat për koncesionet e veta korruptive për të cilat ka planifikuar 400 mln Euro ndërkohë që sistemi shëndetësor është në ditë të hallit dhe njerëzit nuk marrin shërbimin për të cilin paguajnë shumë, shumë shtrenjtë.

Nuk ka ilaçe më të lira, siç thotë Edi Rama. Ka ilaçe të skaduara, të paefektshme, të pakontrolluara, të pasigurta që u shiten shqiptarëve për të superpasuruar mafian e ilaçeve dhe ortaket e tyre në qeveri.

Jo vetëm kaq Vokshi thotë pjesë e kabinetit janë minstra të cilat ajo i ka paditur në SPAK.

“Pjesë e kabinetit të propozuar Rama 3 janë Ogerta Manastirlliu dhe Ulsi Manja për të cilët personalisht kam dorëzuar në SPAK 3 kallzime penale për përfshirjen e tyre në krime elektorale.

Ogerta Manastirlliu dhe Ulsi Manja nuk duhet të ishin sot në karriken e ministrit por duhet të ishin para drejtësisë. Ndaj vota ime dhe kolegëve të mij kurrësesi nuk mund të jetë për një qeveri me persona që duhet të ishin ndëshkuar nga drejtësia, që jam e sigurt që do të vonojë por nuk do të harrojë.”

EMISIONET