Vlorë/ Makina në bulevardin “Ismail Qemali” përfshihet nga flakët

Një makinë në bulevardin “Ismail Qemali “ në Vlorë është përfshirë nga flakët.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se mjeti tip “Benz” ka qenë në ecje në momentin që është përfshirë nga flakët. Mësohet me mjeti është ndjekur në pjesën e motorrit, por shpejt ka ndërhyrë zjarrfikësit të cilët kanë shuar flakët.

"Sot, rreth orës 21:10, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet, në përdorim nga shtetasi S. L, dyshohet se si si pasojë e një difekti teknik, ka marr flakë, ku janë shkaktuar vetëm deme materiale."- njofton policia.

Shkak dyshohet të ketë qenë një defekt teknik ose një mbinxehje të motorit.

Bulevardi u bllokua nga ana e policisë për arsye sigurie. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Vlorë/ Makina në bulevardin “Ismail Qemali”

Vlorë/ Makina në bulevardin “Ismail Qemali”

EMISIONET