Vlorë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, plagoset drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri

Vlorë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, plagoset drejtuesi

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili, ku automjeti tip "Toyota",  me drejtues shtetasin D. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, dhe si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në makinë.

Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 28.01.2022,  në fshatin Risili, automjeti tip "Toyota",  me drejtues shtetasin D. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, dhe si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET