Vlorë, digjet Mercedes-Benzi gjatë natës
Një automjet i tipit Mercedes-Benz është djegur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë.
Kjo është makina e trete e djegur qëllimisht në tri ditët e fundit, ku krahas tyre janë dëmtuar edhe dy mjete të tjera.
“Më datë 18.05.2022, rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip "Mercedes-Benz", në pronësi të shtetasit K. N., i cili ndodhej në garazh.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.