Vlorë: Digjen gjatë natës dy automjete në lagjen "10 Korriku"

Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 Korriku".

Paraprakisht mësohet se një automjeti i është vënë flaka me qëllim, ndërsa më pas ka marrë flakë edhe makina tjetër.

Forcat zjarrfikëse janë lajmëruar rreth orës 02:00 dhe kanë mbëritur në vendin e ngjarjes. Ato kanë shuar flakët në një automjet tip Fiat me targa të huaja dhe në makinën tjetër të markës Mercedes.

Paraprakisht policia dyshon se flakët kanë ardhur nga makina Fiat dhe kanë përfshirë më pas edhe mjetin tjetër ndërsa po vijojnë hetimet në lidhje me shkakun e ngjarjes.

Vlorë: Digjen gjatë natës dy automjete në lagjen "10

Vlorë: Digjen gjatë natës dy automjete në lagjen "10

Vlorë: Digjen gjatë natës dy automjete në lagjen "10

EMISIONET