Vlorë, bllokohet jahti turistik që përdorej në kundërshtim me ligjin, 1 mln lekë gjobë pronarit

Vlorë, bllokohet jahti turistik që përdorej në

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e mjeteve lundruese, bllokohet 1 mjet lundrues jaht që përdorej në kundërshtim me ligjin, për qëllime turizmi, në Karaburun.

Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Speciale Delta, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Zhapovel”, ???? Karaburun, një shtetas ushtronte aktivitetin, me mjetin e tij lundrues jaht, pa licencën përkatëse, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin dhe bllokimin e këtij mjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 "Për operatorët turistikë detarë", pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj.

Policia e Vlorës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

EMISIONET