Virozat, rreth 100 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore çdo ditë në Fier

Virozat e stinës janë duke krijuar fluks pacientësh kryesisht fëmijë në të gjithë vendin.

Në urgjencën e Pediatrisë së Spitalit të Fierit çdo ditë paraqiten deri në 110 raste, ndërsa shtrimet shkojnë nga 15-30 raste në ditë.

"Zakonisht janë viroza respiratore. Kemi shtim të rasteve të fëmijëve me probleme alergjike" thotë mjekja pediatre Anila Mukaj 

Sipas mjekes pediatre Anila Mukaj, fëmijet paraqiten kryesisht me temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Shumica e rasteve te paraqitura ne pediatrinë e Fierit vijnë nga zonat rurale ku shpesh mungojne qendrat shëndetësore.

 Keshilla kryesore qe mjekja jep per prinderit eshte qe te mos neglizhojne vizitat dhe tek mjeku i familjes per te shmangur radhet e kontaktet me femijet me viroze  nëpër qendrat e mëdha spitalore.

EMISIONET