Vijon beteja për Teatrin në Kushtetuese, Dervishaj: Kuvendi nuk reflektoi ndaj konstatimeve të Presidentit

Vijon beteja për Teatrin në Kushtetuese, Dervishaj: Kuvendi nuk

Në Gjykatën Kushtetuese vijon edhe këtë të mërkurë gjyqi për Teatrin Kombëtar.

Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Presidentit, duke marre si provë edhe Vendimin e Këshillit Bashkiak mbi të cilin u mor vendimi për prishjen e godinës.

Presidenca kërkoi qe ky vendim i këshillit të shpallet antikushtetues, dhe të pezullohen efektet e tij, të mos ndërtohet Teatri i ri, pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

Në seancën e sotme, këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj bëri një kronologji të ngjarjes që nis që në 2018 kur u hodh ideja për ligjin special dhe preferencial për Teatrin.

Dervishaj: Çështja ka filluar në vitin 2018, që përkon me daljen jashte funksioni të Gjykatës Kushtetuese, kur u hodh ideja për një ligj special dhe preferencial. Propopozim ky që sipas të dhënave kishte ardhur nga kompania Fusha Shkp. Bashkia ja dërgon këtë propozim Ministrisë së Kulturës dhe më pas Këshillit të Ministrave.

Dhe shumë shpejt depozitohet në Kuvend, ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Presidenti pasi shyrtoi ligjin e ktheu për rishyqrtim, duke i parashtruar në fund të Dekretit që Kuvendi të marrë kohën e nevojshme derisa Gjykata Kushtetuese të bëhej funksionale. Kuvendi vendosi pranimin e tij. Titulli i ligjit ndryshoi dhe përmbatja e procedura deri diku.

Kuvendi e paraqiti si një ligj te ri. Por Kuvendi nuk reflektoi në asnjë nga konstatimet e Presidentit. E vetmja gjë që bëri Kuvendi, ishte të hiqte emrin e subjektit privat, duke vendosur disa kritere që të çonin sërish te e njëjta kompani. Kjo e bënte sërish ligjin antikushtetues se binte ndesh me parimet e barazisë. Prandaj Presidenti e ktheu sërish ligjin.

Ligji shkel barazinë para ligjit, lirinë ekonomike. Në ndryshimet që bëri Kuvendi në shtator është përpjekur të përcaktojë që tashmë do kemi garë të hapur. Kush donte që të merrte projektin do duhet të negocionte me kompaninë Fusha shpk.

Teatri Kombëtar i ndërtuar nga arkitektë italianë dhe inaguruar ne vitin 1938, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë u shemb më 17 maj 2020. 

EMISIONET