Vihet nën kontroll zjarri në pallatin 8-katësh në Tiranë/ Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Janë djegur 3 automjete, banorët u evakuuan, por ka…

Zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin e rënë në garazhin e një pallati 8-katësh te Komuna e Parisit në kryeqytet. 

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, flakët kanë djegur 3 automjete të parkuara, ndërsa banorët janë evakuuar dhe situata aktualisht nuk paraqet rrezik për njerëzit.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Bëhet me dije se ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

EMISIONET