VIDEO+EMRAT/ Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë? 6 të arrestuar, 3 prej tyre me nga dy-tre mbiemra, sekuestrohen dhe armë
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar gjatë natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës, ku janë kryer kontrolle dhe ndërhyrje në disa pika të ndryshme. Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksioni janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona, mes tyre edhe një individ i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar katër armë zjarri, si dhe një mjet të blinduar.
Në krye të operacionit ka qenë vetë drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Edvin Ndreu, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë forca të shumta policore.
Policia e Shtetit ka dalë me një komunikim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi rezultatet e operacionit, personat e arrestuar dhe materialet e sekuestruara. Hetimet vijojnë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Grupi”, u vunë në pranga shtetasit:
-Florian Shala alias Florian Alliaj;
-Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj;
-Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula;
-Miço Beqaraj;
-Turi Aligjoni;
-Dritan Çelaj.

