Video/ Zjarri në Vlorë, banesat në Gjormë bëhen shkrumb e hi

Si pasojë e zjarreve që prej disa ditësh kanë ‘pushtuar’ Shqipërinë, më Gjorm të Vlorës janë djegur disa shtëpi.

Deri më tani nuk dihet nëse kanë qenë të banuara apo jo, por siç shihet në videot e siguruara nga Ora News,  shtëpitë janë bërë shkrumb e hi dhe e vetmja gjë që ka mbetur janë gurët.

Zjarri ka përfshirë disa zona në qarqet e vendit, ku si pasojë janë djegur disa dhjetëra hektarë, pyje e kullota.

Po ashtu si për shkak të asfiksimit, një 60-vjeçar në Gjirokastër humbi jetën dy ditë më parë.

EMISIONET