VIDEO/ Autostrada Tiranë-Durrës "u mbush" me grurë, policia jep detajet e aksidentit
Një kamion i mbushur me grurë u rrëzua sot në autostradën Tiranë-Durrës duke derdhur në rrugë të gjithë grurin e duke bllokuar qarkullimin.
Ndërkohë policia ka dhënë detajet mbi aksidentin e ndodhur pak pas mbikalimit të Rinasit.
"Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga," thuhet në njoftimin e saj.
Si pasojë e aksidentit nuk ka patur të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenti