Video/ Tirana dhe Lezha zbardhen nga breshëri

I gjithë vendi është përfshirë ditët e fundit nga një mot i keq me reshje të dendura shiu në formën e stuhive, por edhe dëbora në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga breshëri pasditen e sotme, 29 nëntor.

Reshjet me intensitet të lartë kanë mbuluar rrugët dhe trotuaret.

Në videot e mbërritura në redaksinë e Ora News shihet se rrugët janë zbardhur nga breshëri.

Por jo vetëm Lezha, edhe Tirana është përfshirë nga breshëri i cili ka zbardhur rrugët. 

 

EMISIONET