VIDEO/ Shkodër: Hajduti me biçikletë i merr vajzës nga qafa varësen e floririt

Nëse nuk imagjinoni dot si varësja juaj në qafë mund të zhduket në një moment, atëherë shikoni këtë videon. Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e akuzuar të grabitjeve të varëseve të qytetarëve ndërsa ato ishin kalimtarë të rastit.

Policia vuri në dispozicion pamjet e një prej grabitjeve të ndodhura në një nga rrugicat e Shkodrës, e mesaduket nuk janë të vetmet.

“Ky shtetas në lagjen “Kongresi i Permetit”, në rrugën “Bahçe e Çakajve” duke qarkulluar me biçikletë,  i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt në qafë, me vlerën 30.000 lekë të rinj shtetases D. B.” informon policia e Shkodres.

VIDEO/ Shkodër: Hajduti me biçikletë i merr vajzës nga

29-vjeçari dyshohet edhe për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në  qytetin e Shkodrës, nga këto tre raste të marrjes me forcë  të varseve nga qafa të tre shtetaseve dhe tre raste të vjedhjes me thyerje të banesave e lokaleve.

Banues në lagjen “Partizani“, Shkodër, djali I identifikuar me inicialet K.A ka qënë i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale dhe i dënuar më parë po për vjedhje.

Ai dyshohet se është autor i grabitjeve

•Me datë 27.07.2021, në lagjen “Manush Alimani”, i ka marë me forcë nga qafa varësen e floririt , shtetases  Xh. B.

•Me  datë 30.07.2021, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit  F. K., ku ka marrë një shumë parash dhe artikuj shtëpiak.

•Me datë 22.07.2021, në vendin e quajtur “Rrethrotullimi i Dobraçit” ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit V. H.

•Me datë 18.07.2021, në fshatin Oblikë, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit  F. K., vegla të ndryshme pune.

•Me  datë 10.07.2021, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, i ka vjedhur me dhunë varësen e  floririt, shtetases Z. G.

•Me datë 02.07.2021, në vendin e quajtur ish-Mapo, në lagjen “Qemal Stafa” i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases L. P.

Operacioni “Përsëritësi”u ndërmor nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim më Forcën e Posaçme “Shqiponjat".

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhune”.

EMISIONET