Video/ Deti "hyn në lagjet e Durrësit", makinat "notojnë" në rrugët e përmbytura nga shiu. Fillon rrëshqitja e dherave në Lalëz-Draç

Qyteti i Durrësit është zgjuar me rrebeshe shiu këtë mëngjes. Shirat e vrullshëm kanë rënë gjate gjithë natës me ndërprerje të herë pas hershme. Edhe gjatë orëve të mëngjesit ka pasur shira të vrullshëm në qytet dhe në zonat rurale.

Gazetari i Ora News, Mark Brunga na informon se shirat vijojnë me intensitet edhe në zonën veriore të Durrësit duke sjellë përmbytje të rrugëve dhe vështirësi për automjetet e këmbësorët.

Mësohet se në rrugën Lalëz-Draç ka filluar rrëshqitja e dherave si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

 

EMISIONET