Video/ Përshtypjet e Berishës pas Foltores me shqiptarët e Amerikës: Më e veçanta nga të gjitha

Video/ Përshtypjet e Berishës pas Foltores me shqiptarët e

Zëdhënësja për shtyp e Foltores, Floriana Garo, ka postuar në Facebook një video, ku ish-kryeministri, Sali Berisha flet për përshtypjet e Foltores me shqiptarët e Amerikës.

“Kjo ishte më e veçanta e të gjitha Foltoreve. Një Foltore Trans-oqeanike. Nuk kisha parashikim të plotë, por mund të them se asnjë ngjarje e madhe në Shqipëri e Kosovë, nuk mund të arrijë qëllimet e veta, pa mbështetjen e fuqishme të diasporës shqiptare. Shfrytëzoj këtë rast për t’u përulur përpara shqiptaro-amerikanëve, që kishin mbushur atë sallë. Falënderoj dhjetëra, qindra e mijëra persona që kanë ndjekur Foltoren nga shtëpitë apo lokalet. Përherë takimet me diasporën të mbushin me emocione”, tha Berisha.

Berisha zhvilloi pasditen e sotme një Foltore virtuale me shqiptarët me shqiptarët në SHBA në New Jersey.

EMISIONET