VIDEO/ Pallatit në Tiranë i del tymi, përfshihet nga flakët kati i fundit i një banese te ish-Parku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 14:37
Një apartament është përfshurë nga flakët ditën e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut të Autobusave në kryeqytet, ku zjarri ka përfshirë katin e fundit të një apartamenti.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën "Sali Butka", ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.