VIDEO/ Çoi 27-vjeçaren drejt vetëflijimit, dalin pamjet e arrestimit të Altin Çokut. Reagon dhe Balla
Janë publikuar pamjet e arrestimit të Altin Çokut, i cili dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes një 27 vjeçare në Kamëz.
Altin Çoku dyshohet se shantazhoi me foto intime 27 vjeçaren që më pas i dha fund jetës.
Për arrestimin ka reaguar edhe ministri i Brendshë, Taulant Balla që ka përshëndetur operacionin.
Postimi i Ballës:
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje.
I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!
Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.
#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!