VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (09 - 10 Qershor 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pjesa më e madhe e Evropës do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm me vranësira, rrebeshe shiu, ndërsa gadishulli Iberik, Italia dhe brigjet e Detit të Zi do të vijojnë me temperatura shumë të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell dhe e nxehtë, ndërsa pasdite priten vranësira në zonat juglindore. Temperaturat do të luhaten nga 11°C deri në 35°C. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 28 km/h, ndërsa do të ketë dallgëzim të ulët.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Jugore dhe Lindore do të dominohen nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa vendet Nordike, Britania e Madhe dhe pjesërisht Evropa Qendrore do të kenë vranësira dhe reshje shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë deri në mesditë. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave në zonat lindore, më të fokusuara në juglindje. Temperaturat do të variojnë nga 12°C deri në 36°C. Era do të fryjë deri në 25 km/h, ndërsa dallgëzimi 1 ballë.


