VIDEO/ Lëvizte i armatosur me pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në makinë, arrestohet 50-vjeçari. Ja e shkuara e tij
Vihet në pranga një person i rrezikshëm i cili qarkullonte me armë zjarri me vete i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë, Elvis Gaçaj si dhe shoku i tij Marsel Dobi për moskallëzim krimi.
Elvis Gacaj i njohur si pjestar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos. Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më heret ne vitin 2019.
Gaxhaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, një një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistol dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi për dy të pandehurit ti lërë në “arrest shtëpie” ne ate kohe.
Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015. Ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të.
Elvis Gaçaj akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike.
“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje nga Forca e Posaçme “Shigjeta” si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në planin e masave, për goditjen e paligjshmërisë në çdo fushë të saj.
Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shigjeta” dhe Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Again” .
Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në automjet, vihet në pranga 50-vjeçari.
50-vjeçari, i dënuar disa herë për armëmbajtje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.
Në pranga bie dhe drejtuesi i automjetit për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet arma e zjarrit, lënda narkotike si dhe automjeti.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në planin e masave si dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin M. D. dhe pasagjer shtetasin E. G. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.G, sherbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe M.D, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.