VIDEO/ Kapet peshku Lepur në brigjet shqiptare, peshon rreth 350 kg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2022, 12:55
Rreth 7 milje larg ishullit të Sazanit është kapur peshku Lepur, i cili është i rrallë në brigjet tona.
Ai është kapur nga peshkatarët e Vlorës, ndërkohë në videon e siguruar nga Ora News, ai ka përmasa të mëdha.
Mësohet se ai peshon rreth 350 kilogramë.
Shumë qytetarë nuk kanë asnjë informacion për të, kjo për shkak se nuk është i përhapur në brigjet tona.