VIDEO/ Ja si shitet dr*ga në cepat e lagjeve, arrestohen disa të rinjë në Kamëz

Tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike të cepat e lagjeve është goditur nga policia e shtetit.

Pamjet në fjalë të siguruara nga “Ora News” i përkasin momentit kur tre të rinj i shesin njëri-tjetrit lëndë narkotike në një bllok pallatesh në Kamëz.

Sipas policisë për rastin në fjalë janë vënë në pranga disa të rinj, ndërsa po vijojnë hetimet për zbulimin e anëtarëve të tjerë të këtij grupi.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Konstatohen dhe goditën 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 37 gramë Kokainë, 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e kësaj lënde, si dhe sasi Cannabisi dhe 6 armë të ftohta.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe në hetim 2 të tjerë.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore:

✅shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë, në rrugën “Fran Bardhi”, shtetasin S. M., 21 vjeç, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë Kokainë, si dhe 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës.

Vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar ligjërisht burimin e këtyre parave;

✅shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 21 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 shtetasit, u gjet një sasi Cannabisi që posedohej me qëllim shitjen. Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 mjete prerëse (thika) dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET