VIDEO/ Oshëtima nga avionët e NATO-S, pilotët e Aleancës zbrezin në bazën ajrore të Kuçovës

Avionet e prodhuar në evropë, helikopterët amerikanë dhe dronët turq kanë kthyer jetën në pistën e kuccovës që dikur mbante mjetet ruse.

Pilotët treguan forcën në ajër, ndërsa në shesh drejtues të ushtrive folën për bashkimin ndaj kërcënimit

19 vite më parë avionët mig të prodhimit rus u ngritën për herë të fundit nga baza ajrore e kuçovës.

Prej asaj kohe pistën e projektuar nga ushtria italiane në vitin 1939 dhe e ndërtuar nga regjimi komunist në vitin 1950 e mbuloi heshtja. avionët Mig-15,17 dhe 19  si dhe ata Jak-18 ose u shkrinë ose u shfaqën në muze.

Prodhimet ruse sot në shqipërinë në NATO, u zëvendësuan me helikopterët amerikane, Black hok, dronët bajraktar dhe avionët e aleancës mes ushtarakëve të rinj dhe atyre që iu rikthyen emocionet e dikurshme pilotët e natos rikthyen zhurmën e avionëve mbi Kuçovë.

Pas spektaklit mbi qiellin shqiptar u ulën qetësisht në pistën e re e po ashtu paraqitën forcën.

Helikopterët amerikanë treguan forcën përballë kundërshtarëve të aleancës efektivët shqiptar të trajnuar në Turqi, ngritën në ajër tre dronët bajraktar, ndërsa Shqipëria pret furnizimin edhe me 3 të tjerë nga Turqia.

Flota nuk do të jetë e fundit pasi dronë të tjerë të prodhimit turk do të zbresin në pistën e Kuçovës ndërsa modernizimi do të vijojë edhe me mbrojtjen ajrore.

EMISIONET