VIDEO e vrasjes në Vlorë, Shkëlzen Velaj u ekzekutua pasi u ndoq në derë të shtëpisë

Pamjet e kamerave të sigurisë hedhin dritë mbi vrasjen e Shkëlzen Velajt në Vlorë një vit më parë, një krim ky ende i pazbardhur. Regjistrimet tregojnë se ai është ndjekur nga autorët gjithë ditën e vrasjes derisa u qëllua në derë të shtëpisë. Sipas prokurorisë dyshohet se ekzekutimi është pjesë e përplasjes mes grupeve që veprojnë në Vlorë.

Një vit nga vrasja e Shkëlzen Velajt në Vlorë, prokuroria dhe policia janë ende larg identifikimit të autorëve të krimit.

Vrasja e Velajt është kryer në 3 qershor 2021 në katin e pestë të një pallati parafabrikat, teksa i riu në momentet e fundit të jetës i kërkonte ndihmë të ëmës për ti hapur derën e apartamentit, pasi dy persona të armatosur po e ndiqnin për ta vrarë.

Një video e siguruar nga Ora News, tregon se ndjekja e Shkëlzen Velaj, kishte filluar më parë dhe jo në orët e mbrëmjes së 3 qershorit, ku ai mbeti i vrarë.

Ky është momenti (shikoni videon) kur një person i veshur me të zeza, kapele dhe kapuç në kokë, shfaqet në hyrje të pallatit ku banonte viktima.

Personi shikon terrenin rreth e qark pallatit dhe më pas largohet.

Këto pamje i përkasin mëngjesit të ngjarjes, pavarësisht se ora dhe data nuk përkojnë me atë që shafqen në DVR, e sekuestruar nga policia.

Nga verifikimet e kryera nga policia, rezulton se ky person është me precedentë penalë dhe pjesë e një grupi kriminal në Vlorë, që shpesh herë bashkëpunon me një grup tjetër në Selenicë.

Krimi dyshohet se lidhet me konfliktet pas masakrës së “Çoles” në Vlorë, ku u ekzekutuan Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Ky i fundit është vëllai i Shkëlzenit, i cili mbeti i vdekur 6 vite më pas.

Dyshimet e prokurorisë së Vlorës, janë se vrasjen e Shkëlzen Velaj, e ka financuar një grup kriminal që vepron në Selenicë.

Ndërsa ekzekutur, besohet shumë se ka qenë e njëjta dorë që ka dashur të vrasë Jetnor Xhaferin, ngjarje kjo e ndodhur në muajin maj 2020.

Njësoj si Jetnor Xhaferaj, që u ndoq me armë zjarri nga qitësit nga kati i parë deri në katin e 5, por nuk mundën ta vrasin.

Ashtu dhe në ngjarjen e Shkëlzen Velajt, është thuajse e njëjta dinamikë krimi, ku autorët e kanë ndjekur me vrap nga kati i parë deri në katin e pestë, duke e qëlluar të riun për vdekje.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

VIDEO e vrasjes në Vlorë, Shkëlzen Velaj u ekzekutua pasi u ndoq

VIDEO e vrasjes në Vlorë, Shkëlzen Velaj u ekzekutua pasi u ndoq

VIDEO e vrasjes në Vlorë, Shkëlzen Velaj u ekzekutua pasi u ndoq

VIDEO e vrasjes në Vlorë, Shkëlzen Velaj u ekzekutua pasi u ndoq

EMISIONET