VIDEO E RE: Pamjet e tjera nga sherri masiv në takimin elektoral të PD
Pamje të reja janë bërë publike nga sherri i regjistruar një ditë më parë në njësinë administrative Ostren të Bulqizës gjatë një takimi elektoral të PD.
Pas një konflikti verbal, personi që siç duket nga pamjet po fliste në telefon, u godit dhe më pas janë përfshirë edhe simpatizantë të tjerë të PD-së, si edhe vetë deputeti Xhelal Mziu.
Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisur procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas autoriteteve, ata akuzohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.
Vete deputeti demokrat Xhelal Mziu ka reaguar pas kësaj videoje që u publikua në rrjete sociale dhe portale të ndryshme, duke deklaruar se nuk është ai që godet dhe flitet për një episod krejt tjetër, ku protagonist dhune është babai i kandidatit të PS Dibër.