VIDEO/ Dy muaj nga vrasja e Martinit, homazh dhe marshim, edhe Luizi i bashkohet prindërve të të ndjerit: Duam vetëm drejtësi, askush nuk na ka kontaktuar
Në kujtim të tragjedisë që tronditi gjithë vendin, familja e Martin Canit dhe "Prindërit për Arsim Cilësor" po zhvillojnë një homazh dhe marshim publik pranë shkollës 9-vjeçare "Fan Noli", duke nisur prej orës 11:00.
Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës "Fan Noli" më 18 nëntor, kanë protestuar thanë se askush nga prokuoria nuk i ka kontaktuar gjatë kësaj kohe, ndërsa thanë se e vetmja gjë që duan është që të bëhet drejtësi.
Në marshim merrte pjesë edhe Luizi, shoku i Martinit të ndjerë, i cili u plagos rëndë atë ditë të kobshme të 18 nëntorit.
Kujtojmë ngjarjen Martin Cani u godit me thikë pas një konflikti me bashkëmoshatarët e tij pranë shkollës "Fan Noli". Ngjarja tronditi të gjithë vendin, duke hapur diskutime mbi rritjen e dhunës te të rinjtë dhe sigurinë në institucionet arsimore.