Video/ Brazili njeh vetëm fitore, përmbys Kolumbinë në sekondat e fundit

Video/ Brazili njeh vetëm fitore, përmbys Kolumbinë në

Brazili është skuadra e vetme në Copa America që ka tre fitore në po kaq ndeshje.

Në takimin e radhës në Grupin A, ndaj një rivali të vështirë si Kolumbia, Neymar me shokë vuajtën por ia dolën të fitonin me përmbysje 2-1 në sekondat e fundit të takimit.

Fillimisht ishte Diaz që kaloi Kolumbinë në avantazh dhe pas sfida u shndërrua në një luftë nervash për Seleçaon.

Vetëm në minutën e 78’ erdhi goli i barazimit me Roberto Firminon dhe në minutat e mbetura skuadra e Tites u hodh përpara.

Për shkak të tensionit dhe vonesave pati 10 minuta shtesë dhe në sekondat e fundit, në aksionin e fundit ishte Casemiro me një asist të Neymar që i dha fitoren 2-1.

Me këtë sukses, Brazili jo vetëm që kalon më tej por siguroi edhe vendin e parë nga Grupi A, ku të gjithë të tjerët duhet të luftojnë për t’u kualifikuar.

Në sfidën tjetër, pati shumë gola teksa asnjëra nga Ekuadori dhe Peruja nuk fituan pasi u ndalën në një barazim 2-2 që nuk kualifikon asnjë prej skuadrave.

 

EMISIONET