VIDEO/ Armë dhe kok*inë në apartamentet me qira në Astir, shpallen në kërkim 5 persona

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Astir. Mësohet se në kërkim janë shpallur 4 djem që kanë qenë në apartamentin ku dhe është dhënë alarmi për një rrëmbim nga një vajzë 21-vjeçare.

E reja në gjendje të rënduar psikologjike ngriti alarmin dhe më pas refuzonte që të hapte derën. Ndërkohë që mësohet se të 4 djemtë ishin me tre goca në apartament, mes tyre dhe Sajma Qordja. Mes të pranishmëve që kanë qënë në apartament është dhe i dashuri i saj, i identifikuar si Joni Sadikaj.

Vajza pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë te shtëpia me djemtë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë.

Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin prej djemve me pistoletë me pistoletë dhe ka njoftuar policinë. Aktualisht, në pyetje po merret njëra prej vazjave që kanë qenë brenda apartamentit, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen S. Q. që kërkoi ndihmën e Policisë, ndërkohë që ndodhej në katin e tetë të një pallati në Astir, bëjmë me dije se:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.

Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.

Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

EMISIONET