Vëzhgimi i Ora News/ Kaos me trafikun te “Shqiponja”, automjetet indietro pasi ngatërrojnë korsinë

Shoferët e automjeteve po ndeshin në vështirësi për tu orientuar tek rrethrrotullimi i sheshit "Shqiponja" pas hapjes së tunelit të pestë. Në një vëzhgim të bërë nga Ora News me praninë e një eksperti të qarkullimit rrugor, vihet re se si automjetet ngatërrojnë korsinë, duke u bërë shkak për aksidente.

Tri javë pas hapjes së tunelit të pestë tek rrethrrotullimi sheshit "Shqiponja",  drejtuesit e mjeteve vazhdojnë të përjetojnë të njëjtin kaos dhe paqartësi për shkak të problemeve me sinjalistikën.

Eksperti rrugor, Arben Luzi, thotë se duke qenë se rruga është në ndërtim, shoferët e mjeteve duhet të jenë të vëmendshëm.

"Janë vendosur tabelat dhe përsëri kemi drejtues mjetesh të cilët gabojnë. Tani desh u bë aksident vetëm për veprimet e gabuara të drejtuesit të mjetit. Është shumë e rrezikshme."

Për sa i përket rasteve të aksidenteve brenda tunelit të sapo inaguruar, eksperti thotë se ka mungesë të sinjalistikës, por që në çdo rast shoferët duhet të reduktojnë shpejtësinë.

"Meqenëse aty është kthesë, shpejtësia rregullohet me anë të sinjalizimit rrugor 20 km/h. Në momentin që do të vihet në eficencë kjo rrugë do të kalojë në një vlerë më të madhe. Jemi në një vend ku shpejtësia maksimale është 40 km/h".

Vëzhgimi i Ora News/ Kaos me trafikun te “Shqiponja”,

E ndërsa një tjetër problem i këtij segmenti rrugor është mosvendosja e bordurave kufizuese.

"Rruga është në ndërtim dhe Inspektoriati i Punës duhet të kërkojë që të vendosen barriera betoni që këmbësorët të lëvizin të qetë derisa të vijë në parametrat që duhen, siç e parashikon projekti."

Punimet në Unazën e Madhe, të cilat filluan prej më shumë se 2 vitesh ende nuk kanë përfunduar.

Ata të cilët e vuajnë më shumë situatën e krijuar nga trafiku i rënduar janë shoferët, të cilët përveç trafikut apo pluhurit përballen edhe me flotën e betoniereve që lëvizin pa orar në çdo rrugë të Tiranës.

Vëzhgimi i Ora News/ Kaos me trafikun te “Shqiponja”,

EMISIONET