"Vetëm rrugë nuk është, kanal po!" Ora News në Rrugën e Arbrit sjell shqetësimin e shoferëve

Rruga e Arbrit vijon të jetë shqetësuese për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks kryesor që lidh Veriun me kryeqytetin.

“Kemi një thirrje për qeverinë. Shtyje sa ma gjatë se nuk ka problem se shqiptarët janë mësuar. Sa më keq tua bësh gjërat më shumë të duan”

Rruga është degraduar dhe burim aksidenti.

“Kjo vetëm rrugë nuk është, kanal po. Po shkatërrojmë makinat. Është shumë e ngushtë, ka shumë lëvizje dhe është prishur shumë”

Ndërkohë sfidë më vete mbetet për drejtuesit e mjeteve ngjitja në malore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shumë makina xhirojnë gomat. Disa I fikin për ti rindezur që të bëjnë më pas ngjitjen. Të tjerë që i zbresin.

Për shoferët firma ka marrë lekët dhe nuk është kujdesur që të mirëmbajë rrugën.

"Hajdeni na mbushni gropat. Nuk besoj se do përfundojë për 50 vjet. Kjo ka 8 vjet që është nisur.  Kur të plakem unë po" 

Ndërtimi i rrugës 54 km që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare me kompaninë Gjoka Construction ka filluar në vitin 2018.

Më 2 gusht 2021 Ministrja e Infarstukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për Rrugën e Arbrit, një projekt koncensionar u kushton taksapaguesve rreth 40 miliard lekë osë 330 milion euro.

EMISIONET